Në kuadër të kampanjës #rrinshpi studentët e Faluktetit Ekonomik janë përfshirë me një aktivitet sensibilizues për qytetarët në këtë kohë të pandemisë, me fotografi dhe mesazhe për ekonominë realizuar nga ambientet e shtepisë.
Ekonomistët e rinj nga Kolegji AAB, ju bëjnë thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi, sepse duke ruajtur shëndetin tonë, do të jemi të fortë për të kuruar shëndetin e ekonomisë pasi të dalim nga karantina.
Na presin shumë punë për ndërtimin e një të ardhme me ekonomi të qëndrueshme.