ShowBiz

Kida mungon me këngë të reja, por s’i lë fansat ta harrojnë përmes imazheve

Kida vazhdon të sjellë poza atraktive.

Kida ka muaj që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, duke i lënë fansat në pritje tash e sa kohë, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja nuk i harron ata, por sjell vazhdimisht fotografi joshëse edhe gjatë këtyre ditëve kur po qëndrojmë të mbyllur për shkak të pandemisë.

Ajo publikoi së fundi një imazh, të cilin duket se e realizoi në fushë tenisi, ku si zakonisht shfaqet me stil unik.

Artistja kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe këto i kombinoi me çizme e xhaketë të zezë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Kida është “Moti”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

the authorGazetaKNN