Aktuale

Katër orë para mbylljes së vendvotimeve, në Drenas kanë votuar vetëm 27%

Deri në orën 15:00, në Drenas votuan 14 mijë e 193 qytetarë, apo 27 për qind e votuesve në këtë Komunë.

Këto të dhënë u bënë të ditura në konferencën e tretë për media, nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

 

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit në Komunën e Gllogovcit , deri në orën 15:00, kanë votuar gjithsej 14 mijë e 193 votues apo 27 për qind të votuesve të përgjithshëm. Deri më tani sipas informatave , procesi i votimit është duke shkuar në rregull.”, tha Daka.

Ajo nuk ka dashur të komentoj çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë. Daka tha se për këto çështje duhet të i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit. Ajo po ashtu nuk deshi të jap asnjë koment në lidhje me arrestimet dhe intervistimet që sot Policia dhe Prokuroria ka bërë në disa qendra të votimit.

 

“Për të gjitha pyetjet lidhur me çështjet e sigurisë ju lutem të kontaktoni, prokurorinë. Për atë punë ju thashë se ne nuk kemi informacione se vëzhgues të cilës parti janë , apo eventualisht të ndonjë OJQ-je, për atë ju thashë që ti keni informatat , konkrete edhe të jemi më korrekt me juve është më mirë që të kontaktoni me organet kompetente , respektivisht me Prokurorinë e Shtetit”, tha Daka.

Kjo është konferenca e dytë që dytë e kryetares së KQZ-së nga selia e Komisionit. Ndërkohë konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30. /KosovaPress/