Aktuale

Kamioni godet për vdekje biçiklistin në Podujevë

Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën “Fiat” me targa lokale, ka goditur biçiklistin -viktimën mashkull k-shqiptar.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Podujeve në rrugën “Fitorja” në ora 21:20.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.