Kemi përballë një Evropë të trazuar që do të përkujtojë në fund të javës në Romë 60 vjetorin e traktatit themeltar. Me kërkesën për unitet dhe një të ardhmeje të përbashkët kundrejt erërave të mosmarrëveshjeve, dyshimit dhe mosbesimit populist.
Një ceremoni përkujtimore romane tashmë nën hijen e “Brexit”, ku Britania e Madhe do të nisë thuajse menjëherë pas 29 marsit, procesin e komplikuar dhe të paprecedentë.
“Brexit”, por gjithashtu vala migratore, kriza ekonomike, terrorizmi, izolimi në raport me personat që nuk kanë të njëjtën origjinë, i projektuar nga gjashtë shtetet më të zhvilluara për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Evropian në njëzet e shtatë a është e kërcënuar për t’u shpërbërë ? Mbarë bota nga federalistët tek nacionalistët bie dakort gjithsesi për të ripranuar se BE-ja po përjeton zhgënjimin më të keq që prej aktit të themelimit më 25 mars 1957 në Romë.“Nuk është më koha për të imagjinuar se mundemi të gjithë të bëjmë të njëjtën gjë sëbashku”, u shpreh së fundmi presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, që mbron tezën për një Evropë me disa shpejtësi.