Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.
Diplomati italian shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE.