Aktuale

Islam Pacolli kërkon heqjen e nënshkrimit për shfuqizimin e Speciales (Dokument)

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka kërkuar që emri dhe nënshkrimi i tij për plotësimin e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale më të mos publikohet në medie.

Kjo për shkak se ai ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga sekretari që emri i tij të tërhiqet, pasi që thotë se në momentin e nënshkrimit nuk i është treguar e vërteta, shkruan arbresh.info.

Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë para se të publikohen listat, duke shtuar se emri i tij më nuk do të duhej të figuronte në këtë të fundit.“Kërkoj nga Parlamenti, konkretisht nga sekretari që emri im të hiqet prej listës së nënshkrimeve për projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e kam bërë para se të publikohen listat. Në momentin që unë e kam kuptuar se për çka bëhet fjalë kam kërkuar që të tërhiqet emri im për shkak se nuk më është treguar e vërteta. Emri im më nuk duhet të publikohet në medie, për shkak se unë kam bërë kërkesë edhe zyrtarisht që të tërhiqet nënshkrimi im”, ka thënë ai.