Rajon & Botë

India shënon mbi 18,500 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në India janë regjistruar 18,522 raste të personave të infektuar me koronavirus, rreh 1,400 më pak se një ditë më parë, kur u shënua rekord i shifrës ditore.

Për shkak të numri të madh të rasteve, disa qytete indiane janë përgatitur për ta zgjatur afatin e masave kufizueve që të luftohet përhapja e virusit të ri, shkruan “Reuters”, transmet Gazeta Express.

Me më shumë se 550,000 raste të konfirmuara, India është shteti i katërt në botë me më së shumti të infektuar. Para saj ndodhen vetëm Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia.

Deri më tani, në Indi nga koronavirusi kanë vdekur mbi 16,000 persona. Kjo shifër është e ulët në krahasim me numrin e viktimave që është shënuar në shtetet me numër të ngjashëm të infektimeve. Sidoqoftë, ekspertët kanë vrikë se spitalet indiane nuk do të mund ta përballojnë rritjenn e mëtejme të numrit të rasteve.

Të mërkurën, India do të futet në një fazë të re të lehtësimit të masave. Megjithatë, shkollat, kinematë, baret dhe sallat e fitnesit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Disa rajone i kanë vendosur masat e veta në qytetet ku është shënuar rritje e dalluar e numrit të rasteve. Një hap i tillë është marrë në rajonin Asam, i cili është goditur edhe nga vërshimet.

the authorGazetaKNN