ShowBiz

Imami rocker i Turqisë

Imam është ai që udhëheq lutjet në xhami. Në Turqi nuk ka bërë vaki që ai të udhëheqë një bend të muzikës rock. Derisa Ahmet Muhsin Tüzer themeloi bendin “FiRock”, që kombinon elementet e rockut dhe të sufizmit në një mënyrë unike.

Unik është edhe rasti i muzikantit që nëpër botë njihet si “imami rocker”. Njësoj është edhe stili i tij i veshjes – me flokë të gjatë deri mbi supe e stolitë që bien në sy, shkruan sot “Koha Ditore”. Për angazhimin e tij në muzikë, Tüzer ka pasur telashe me shtetin e udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili vazhdon të imponojë agjendën konservative fetare.

Pas një koncerti që kishte dhënë në Portugali, Ministria e Çështjeve Fetare e Turqisë kishte konstatuar se Tüzer duhej dënuar. Pa pëlqimin dhe pa u konsultuar me të kishte marrë vendim që ta caktonte atë në pozitën e myftiut “oficer” në Balikesir.

Jeta e Tüzerit ka ndryshuar goxha shumë prej vitit 2013 e këtej. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, imami rocker që mori famë ndërkombëtare duke u paraqitur në media prestigjioze si “Huffington Post”, rrëfen historinë e tij të pazakonshme. Flet edhe për Turqinë – shtetin që po zbardh ditët nën ankthin e sulmeve terroriste