Aktuale

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave: Numri i rasteve u rrit shkaku i gastronomisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën për medie ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kërkoi përgjegjësi nga institucionet sa i përket menaxhimit të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se numri i rasteve është shtuar për shkak të gastronomisë, por edhe institucioneve publike.

“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”.

Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.

“Zakonisht nëpër barnatore e furra. Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”.

Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut.

“75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren”, tha ai raporton EO.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.

“Nuk duhet lejuar të kalojmë në situatë tjetër”.

the authorGazetaKNN