Shefi i grupit parlamentar të LAA Avdullah Hoti, tha se sot u dëshmua përfundimisht se PAN nuk i ka numrat.
Sipas Hotit qytetarët e dinë se dy individë po monopolizojnë institucionet Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.
Ai tha se më koalicioni LAA nuk merr pjesë në seancë pa u qartësuar mirë se si do të ndërtohen institucionet.
“Seancat si ajo e sotme nuk duhet të përsëriten. Foltorja u shndërrua në arenë akuzash mes Kurtit e Veselit. PAN dhe VV po e shfrytëzojnë në mënyrë të ulët këtë”, tha ai.
Hoti ka akuzuar VV-në se mandatin e kaluar ka kokëtuar me PDK-në sikurse edhe sot.
Ai tha se si mund të bashkëpunojnë VV me neve kur kanë dorëzuar 70 dosje në prokurori, duke thënë se ata duhet të qartësohen.
Hoti tha se kryeministri i Kosovës, të cilit Albin Kurti po i përgjërohet për bashkëpunim, është i vetmi që po mbron Kushtetutën.
Ai është shprehur i vendosur se nuk do të lëshojnë rrugë që sipas tij të vijnë në pushtet njerëz që përdorin dhunë e shantazhe./kp