Rajon & Botë

Holanda shënon numrin më të vogël të rasteve të virusit qe gati një muaj

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar 729 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e ulët ditore që nga data 23 mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit njoftoi se gjatë kësaj periudhë u shënuan edhe 165 vdekje të reja dhe kështu numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3,916.

Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e personave të infektuar në shtetin e Beneluksit ka shkuar në 34,134. Rreth 10 mijë prej tyre janë shtrirë në spitale, transmeton Gazeta Express.

Reporteri i gazetës “The Guardian”, Daniel Boffey, njoftoi më herët se qeveria holandeze do të japë njoftimin për rihapjen e disa shkollave nga fillimi i majit.

Lehtësimi i masave erdhi pasi këshilltarët shkencorë thanë se shkalla e riprodhimit efektiv të virusit ka rënë nën nivelin 1 nga 15 marsi, që do të thotë se një person i infektuar po e infekton mesatarisht më pak se një person në komunitet.

the authorGazetaKNN