Aktuale

Hasan Shala rizgjedhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor me 9 vota për, ka rizgjedhur Hasan Shalën si kryetar të Gjykatës së Apelit. Për të udhëhequr me Gjykatën e Apelit, kandidatë përveç Shalës ishin edhe Xhevdet Abazi e Tonka Berishaj, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, tha se kanë kërkuar nga 35 gjyqtarë sa ka aktualisht Apeli vlerësim për kandidatët, ku 18 prej tyre kanë dhënë mendimet.Për Shalën 13 gjyqtarë kishin dhënë mendim pozitiv, ndërsa për Berishajn 9 gjyqtarë dhe për Xhevdet Abazin 4 mendime pozitive, raporton EO.Idrizi prezantoj edhe arritjet e kandidatëve sa i përket zgjidhjes së lëndëve.

Sipas tij, kandidati Hasan Shala ka kryer 910 lëndë, Xhevdet Abazi mbi 200 lëndë dhe kandidatja Tonka Berishaj 145 lëndë.Në janar të këtij viti, KGJK-ja kishte zgjedhur për kryetar të Apelit Hasan Shalën, por pas më shumë se 6 muajsh, një ankesë e kandidates Tonka Berishaj në Gjykatën Kushtetuese, e kishte anuluar zgjedhjen e tij.