Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të udhëtojë për Berlin ku do të realizojë një takim zyrtar me kancelaren Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit gjerman.
Lajmin për udhëtimin në Gjermani e ka konfirmuar vetë kryeministri Haradinaj, i cili tha se në Berlin do të qëndrojë vetëm një ditë.
“Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnerë strategjikë.
“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka thënë Haradinaj.