Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në njëqind vjetorin e vdekjes, themeluesin e shtetit modern të Shqipërisë, Ismail Qemaili.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, e ka quajtur Qemailin, frymëzim dhe emblemë të Shqipërisë.
“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Ismail Qemaili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ku edhe u bë kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur. /FaktePlus