Në Prishtinë është hapur Qendra Kulturore Serbe.
Iniciatori i kësaj ideje ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, shpjegoi se kjo qendër është kujtim i ekzistimit të serbëve.
Stojanoviq tha se serbët nuk duhen harruar dhe se ata bashkë me shqiptarët e ndërtuan Prishtinën.
Dushan Kozarev, zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, deklaroi se Qendra Kulturore është tregues se “serbët po i kthehen Prishtinës dhe Prishtina do t’ju kthehet serbëve”.
Kjo qendër është hapur në pronën e Kishës Ortodokse në kryeqytet.