Aktuale

Han porosit Maqdoninë: Zgjedhje kredibile dhe zbatim të prioriteteve urgjente reformuese

Me rëndësi që është zgjedhjet të përgatiten mirë dhe të kryhen në mënyrë në të cilën askush nuk do të mund t’i kritikojë, por nuk janë gjithçka. Ato janë themel për kthimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve, por e rëndësishme është të punohet edhe në implementimin e rekomandimeve të Raportit të Pribes, deklaroi eurokomisari, Johanes Han pas takimeve të sotme në Shkup.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme, veçmë kemi dy vite të jostabilitetit politik. Kjo nuk ishte mirë për vendin dhe pasojat janë tani të pranishme në raport të ekonomisë. Ekzistojnë komplikime në planin rajonal, evropian dhe global, por me rëndësi është të përqëndrohemi në atë që nevojitet, e ajo është të punojmë për të mirën e qytetarëve të këtij vendi, të diversifikohet ekonomia, të krijohen mundësi për punësim”, tha eurokomisari Han.

Eurokomisari Han u falënderua për kontributin e vendit në raport të ballafaqimit me sfidën e krizës migruese, për çka, tha ai, Maqedonia dhe vendet e rajonit u përfituan me reputacion pozitiv. Potencoi se duhet të shfrytëzohet ky moment që së bashku me zgjedhjet e zbatuara mirë dhe me përkushtimin e Qeverisë së re, vendi të vazhdojë të punojë në BE- perspektivën e saj përmes implementimit të reformave të domosdoshme të të dakorduara.

Në këtë kontekst ai porositi se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për implementimin e prioriteteve reformuese urgjente, dhe potencoi se do të vendoset plan me afate precize për ndjekjen dhe nxitjen e procesit të implementimit.

Han vlerësoi se është arritur përparim i caktuar në vend në raport të mediave ku vërehet më shumë neutralitet, si dhe në raport të pastrimit të listës zgjedhore. Por, theksoi se mbetet ende punë dhe porositi që partitë të harmonizohen në raport të çështjes për Njësinë e gjashtë zgjedhore me qëllim që të mos lënë hapësirë për kritika lidhur me zgjedhjet.

“Gjithashtu vërtetë është me rëndësi se si do të udhëhiqet tërë fushata zgjedhore. E rëndësishme është të mos provokohen çfarëdo lloj tensione ndëretnike. Gjithmonë ekziston një ditë pas zgjedhjeve dhe zakonisht pas zgjedhjeve njerëzit duhet të punojnë së bashku, e ajo nuk ka të bëjë vetëm për Qeverinë, por edhe për Parlamentin”, tha Han duke e potencuar vlerën e debatit politik konstruktiv, i cili duhet të zhvillohet në institucione.

Në raport me Prokurorinë Publike Speciale, Han theksoi se është me rëndësi që ajo të lihet ta bëjë punën e saj në mënyrë profesionale dhe të paanshme. E rëndësishme është, shtoi, që Janeva dhe PPS t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe të shihen rezultatet e funksionimit të saj, si dhe të mos keqpërdoret puna e saj. Kjo është sfidë e veçantë për ekipin e saj. Nuk do të jetë lehtë por të gjithë duhet të kontribuojnë që ajo ta bëjë punën e saj lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe pa kurrfarë ndikimi nga jashtë”, tha Han.

Eurokomisari Han edhe me porosi deri te të rinjtë në vend që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që të mos ndodh të befasohen nga rezultatet si të rinjtë në Britaninë e Madhe pas referendumit për Bregzit dhe zgjedhjet në Kroaci, ku jehona ishte diçka mbi 30 për qind.

Eurokomisari, Johanes Han gjatë vizitës së sotme në Shkup në vigjilie të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pati takime me kryeministrin Emill Dimitriev, me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi, të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe me prokuroren publike speciale, Katica Janeva dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.