Aktuale

Hahn i shkruan Ramës, Metës e Bashës për reformën në drejtësi (LETRA)

Një ditë para votimit në Kuvend të reformës në drejtësi, eurokomisioneri Johannes Hahn u ka dërguar një letër krerëve të politikës shqiptare.

Letra e komisionerit Hahn u është dërguar kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në letrën e Hahn shkruhet se roli i ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit)
duhet të ketë bazë ligjore të qëndrueshme në Kushtetutë.

“ONM do japë rekomandime që nuk janë të detyrueshme nga ana ligjore. Rekomandimet do përfshijnë një arsyetim bazuar në kriteret e Kuvendit. Rekomandimet do përfshijnë një arsyetim bazuar në kriteret e Kuvendit”, thuhet në letrën e Hahn.