Janë bërë gjashtë ditë që një grua e moshës 51 vjeçare nga Prishtina është zhdukur.
E, që nga ajo ditë familjarët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj, përcjell FaktePlus.
Ndërsa, e fundit e cila ka kërkuar ndihmë është bija e saj, Anita Ferati.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka kërkuar nga të gjithë që të shpërndajnë foton e nënës së saj dhe se kushdo që e sheh të lajmërojë në numrin e saj të telefonit.
Herën e fundit kur dëshmitarët e kanë parë atë, ka qenë ora 17:00 tek përmendorja, afër varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Familja thotë se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe prej asaj kohe nuk dinë më asgjë për të.
Postimi i saj i plotë:
Ju lutem te gjitheve qe te beni perseri share NENA ime ende nuk eshte gjetur, ju lus me gjithe shpirt nese e shihni lajmroni nr tim 044 22 66 78 . Mos u largoni prej saj rrini afer pa frike. Ju lus si nje femije qe ka nevoje per nanen e tij./FaktePlus