Aktuale

Grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele ka ndodhur një rast i një grabitjeje në Prishtinë.

Është raportuar se në një barnatore ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur dhe kështu nën kërcënimin e armës ka grabit para të gatshme.

Tutje në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë  para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FaktePlus