Rreth orës 09:20 të ditës së sotme, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Pas grabitjes, shoferi i mjetit ka njoftuar policinë, e cila ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes ku janë vënë në ndjekje të grabitësit.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë ki nuk dihet akoma gjendja e tij pasi është transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane.
Policia ka rrethuar autorin i cili është me arme ne dore.
Ne ndihme te policisë se Lezhes kanë vajtur forcat Renea si dhe helikopteri i policisë. Autori po mbahet i rrethuar nga Policia ne Fushe-Gjorme, në Krujë.
Punonjësi i Policisë është plagosur ne kokë.