Aktuale

Goditet nga treni, vdes një person në Ferizaj

Një person rreth moshës 42 vjeçare ka ndërruar jetë , pas goditjes së marrë nga treni i nisur nga qyteti i Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Aksidenti në fjalë ka ndodhur në orën 14:00, treni transportues i nisur nga Ferizaj për në Han të Elezit ka goditur personin në fjalë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu Gashi ka shtuar se personi i goditur nga treni është shtetas i Shqipërisë dhe se trupi është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.

“Policia dhe Komisioni hekurudhor janë duke kryer hetimet e nevojshme të cilat janë duke vazhduar”, ka përfunduar Gashi./Indeksonline/