Aktuale

Gjyqtarët që do të gjykojnë krerët e UÇK-së

Shtatë gjyqtarë të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, që u emëruar nga të martën për të gjykuar krimet e pretenduara të UÇK-së, kanë vepruar në Kosovë në kuadër të Misionit për Sundimin e Ligjit EULEX.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Avis Benes, ka thënë për gazetën se akutualisht Vladimir Mikula vazhdon të jetë në EULEX, ndërkaq gjashtë gjyqtarë të tjerët, Vidar Stensland, Balsamo, Emilio Gatti, Guénaël Mettraux, Andres Parmas, Charles Smith III, kanë qenë në të kaluarën pjesë e këtij misioni.

Në një përgjigje me shkrim ajo ka treguar pozitat aktuale që mbajnë 19 gjyqtarët e emëruar.

Keith Raynor, nga Mbretria e Bashkua, do të jetë zëvendës i kryetares së Dhomave të Specializuara.

Gjyqtari Raynor ka eksperiencë të madhe në fushën penale brenda vendit të tij dhe përvojë ndërkombëtare pasi ka vepruar si prokuror në ekipin për hetimin e krimeve të luftës në Irak. Raynor gjithashtu ka qenë asistent i lartë edhe në Tribunalin për hetimin e krimeve të luftës të Kmerëve të Kuq.

Roland Dekkers nga shteti i Holandës aktualisht është gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Hagë.

Gjyqtarja Ann Power-Forde nga Republika e Irlandës është ish-këshilltare e lartë e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Vidar Stensland nga Norvegjia është gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Norvegji ndërsa italiani Antonio Balsami është zëvendës i prokurorit të përgjithshëm në Gjykatën Supreme të Italisë.

Katër nga gjyqtarët e emëruar vijnë nga Gjermania.

Kai Ambos, aktualisht është profesor i katedrës penale, procedurës penale në Universitetin e Gottingenit. Gjyqtarja Christoph Barthe, e cila është prokurore federale, Michalel Bohlander, është gjyqtar hetues në UNKART, Kamboxhia. Po ashtu nga Gjermania është edhe Thomas Laker, i cili aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Administrative në Hamburg.

Një gjyqtarë tjetër i emëruar dje në Gjykatën Speciale është edhe Italiani Emilio Gatti, aktualisht është prokuror publik.

Nicolas Guillou nga Franca, është gjyqtar hetues në Gjykatën e shkallës së parë në Francë. Në ta kaluarën, ka qenë shef i kabinetit në tribunalin për Libanin në Holandë.

Guénaël Mettraux nga Zvicra është avokat dhe profesor i të drejtës në Universitetin e Amsterdamit në Holandë.

Gjyqtari i njohur nga Çekia Vladimir Mikula aktualisht është gjyqtar i EULEX-it në Kosovë.

Andres Parmas, nga Estonia dikur ishte zyrtar i EULEX-it në Kosovë, aktualisht është gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Talin të Estonisë.

Michel Picard, nga Franca, aktualisht është këshilltar në Gjykatën e Apelit në Paris, ndërsa kanadezi, Keneth Roberts, është zyrtar i lartë në Dhomat e Jashtëzakonshme të Gjykatës në Kamboxhia, ECCC.

Charles Smith III, nga Amerika është gjyqtar i tërhequr i Gjykatës Komunale.

Mappie Veldt-Foglia nga Holanda është gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Hagë, ndërsa Christine van der Wyngaert nga Belgjika është aktualisht gjyqtare në Tribunalin e Hagës dhe gjithashtu mban titullin profesor.

Emërimi i 19 gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara është bërë nga Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë

Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.