Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë të dielën në Mitrovicën e veriut, se zgjedhjet e sotme parlamentare janë me rëndësi për të ardhmen e popullit serb në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare “po hesht ndaj të gjitha kërcënimeve të politikanëve shqiptarë që serbët në Kosovë nuk duhet të jenë dhe se askush nuk duhet që të kthehet”.
Gjuriq ka përkujtuar se “shumë herë autoritetet në Prishtinë kanë tentuar ta ndalojnë që të mos vijë në Kosovë dhe se këtë nuk kanë arritur ta bëjnë”.
“Unë jam këtu në Mitrovicë dhe Ramush Haradinaj nuk është. Këtu jeton populli serb dhe ashtu do të jetë”, ka thënë Gjuriq.