Aktuale

Gjithçka që dihet deri tash për gjendjen e presidentit Trump

Vetëm 32 ditë para zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump ka dalë pozitiv për Covid-19. Duke pasur parasysh moshën e tij, 74 vjeçare, ai i përket një kategorie me rrezik të lartë për komplikime nga sëmundja, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse presidenti Trump ende është i hospitalizuar me Covid-19, ai ende nuk po e merr seriozisht pandeminë që ka kapluar të gjithë botën. Në debatin presidencial të martën, Trump e nënçmoi Biden për veshjen e vazhdueshme të maskave “Unë nuk mbaj maskë si ai,” tha Trump. “Sa herë që e shihni, ai ka një maskë”, Ai tha se virusi do të zhdukej “si magji dhe ekonomia do të zhvillohet me hapa të shpejtë.

Sipas mjekëve të cilët po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për shëndetin e presidentit Trump janë disa pyetje që ende janë të paqarta për opinionin publik.

Më poshtë gjendet një kronologji e shkurtër në lidhje me procesin e infeksionit të presidentin Trump:

Presidenti Trump bëri një test të plotë PCR, në të cili rezultoi pozitiv.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, tha se gjendja e presidentit po shkonte mirë vetëm me disa simptoma të lehta.

Në mëngjesin e së nesërmes presidentit Trump i shtohen simptomat, duke filluar nga ethet, temperature, dhe probleme me frymëmarrje, ku menjëherë i nënshtrohet oksigjenoterapisë.

Edhe pse presidenti amerikan  gjatë gjithë kohës e mohon virusin duke e llogaritur si diçka jo serioze, sipas mjekëve të cilët gjenden pranë presidentit thonë se ai do të lirohet brenda ditës së hënë.

Tregjet globale dhe të ardhmet e aksioneve amerikane po rriten pasi mjekët e Trump thanë se Presidenti mund të largohet nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ëalter Reed që nga e hëna. Një rikuperim i shpejtë mund të lehtësojë disa nga pasiguritë e mëdha rreth zgjedhjeve në SHBA me vetëm katër javë të mbetura në fushatë.

Këshilltari i fushatës Trump thotë se protokollet e tubimit dhe zgjedhjeve nuk do të ndryshojnë pas diagnozës së Presidentit me koronavirus.

A është pezulluar fushata zgjedhore e presidentit Trump?

Implikimet fillestare janë të dukshme. Orari rigoroz i fushatës së presidentit i cili përfshinte vizitat në Minnesota, Pennsylvania, Virginia, Georgia, Florida and North Carolina  vetëm javën e kaluar – është në pritje të pacaktuar nga ana e presidentit Trump dhe stafit të tij.

Debati i ardhshëm zgjedhor pritet të mbahet me datën 15 tetor, në Miami, Florida, gjë që është vënë në dyshim. Ndoshta ngjarja mund të zhvillohet përmes video-konferencës, por kjo do të varet kryesisht nga shëndeti i presidentit në atë kohë.

Të paktën 10 persona në familjen e Presidentit Donald Trump kanë rezultuar pozitivë duke përfshirë     një pjesë të qeverisë amerikane, rrethi i këshilltarëve dhe kontaktet e fundit të cilët kanë dalë së fundi.

Kanë kaluar më shumë se dy ditë që kur Presidenti Donald Trump u dërgua me avion në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, dhe amerikanët mbesin skeptik për gjendjen e tij shëndetësore pasi që ka pasur spekulime, imazhe jashtë dhe brenda spitalit për gjendjen e tij shëndetësore .

Gjatë orëve të fundit në SHBA janë diagnostifikuar më shumë se 38.000 raste dhe 410 vdekje  sipas Universitetit Johns Hopkins, ku numëri total i të infektuarve arrin 7,420,971 përfshirë 209,794 vdekje deri më tani.

the authorGazetaKNN