Rajon & Botë

Gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte

Kryetari i Karolinës së Veriut, Pat McCrory ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Charlotte, pasi nga trazirat protestuesit sulmuan mbi policinë dhe gazetarët.

 

Dhuna shpërtheu menjëherë pasi u shkaktuan protesta rreth vrasjes së një njeriu me ngjyrë, njofton Klan Kosova.

Një protestues është ende në gjendje kritike pas një incidenti të një civili, thanë dëshmitarët.

Gjatë përballjes me qindra protestues, policia u detyrua të përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, shkruan BBC