Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka ironizuar me deklaratën e kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ky i fundit ka thënë sot se pavarësia e Kosovës ishte shpallur gabimisht, duke aluduar në mbajtjen paraprakisht të referendumit.
“Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) vërtetë qenka “i paparë”. Ka gjasa që shumë shpejt të na thotë se e gjithë ajo që është bërë pa të dhe para se ky të kthehej nga mërgimi ishte e gabuar, ndërsa mua mund të më bëj pishman pse nuk e kisha kërkuar këtë “gjeni” me “pishë e me qiri” sa ishim në Britaninë e Madhe, për të marrë këshillat e tija “aq të vlefshme”!”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/
Tags:bajram gecaj