Nën organizimin dhe përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak(BCU), në prag të festave të fund vitit, më një aksion tre ditor, është mbështetur projekti “Ty Dashuri në Paketë” me dhurata nga nxënësit e shkollave të Prishtinës për fëmijët në institucione shkollore dhe ata në ambiente spitalore në Prishtinë dhe rrethinën e saj.
FSK-ja ofroi mbështetje logjistike, transporti dhe mbështetje me personel për shpërndarjen e dhuratave të grumbulluara nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, e që të njëjtat më pastaj janë shpërndarë tek moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës.
Projekti “Ty Dashuri në Paketë” është realizuat nga fondacioni ,, Mute’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.
Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, ,,SOS fashitin’’, Kliniken e Pediatrisë, Kliniken e Kirurgjisë, etj.
Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.