Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin sërish është deklaruar kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.
Ai, siç njofton kumtesa nga Ministria që e udhëheq, me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s gjeneralin Peter Pavel ka folur për situatën politike e të sigurisë në rajon, bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n si dhe me bashkëpunimin e ushtrisë së Serbisë me KFOR-in, transmeton Koha.net.
“Formimi i ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm jo vetëm për shkak se në fuqi është Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, por edhe për shkak se vetëm forcat e KFOR-it bëjnë garantuesin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe me këtë rast falënderoj NATO-n me pjesëmarrjen dhe praninë e vet të përhershme atje”, citon B92 të ketë thënë Vulin.
Ai ka shtuar se popullata serbe e Kosovës ka besim në KFOR dhe tek ai sheh garantuesin e vetëm të sigurisë së tij.