Aktuale

Ferhat Dinosha, Ambasador i parë i Malit të Zi në Kosovë

Ish – ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri Ferhat Dinosha është emëruar Ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë.

 

Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka biseduar sot me Ferhat Dinoshën në Podgoricë në prag të marrjes së detyrës së re- Ambasador i Malit të Zi në Kosovë.

Kryetari malazez, Vujanoviq, siç citon alo.rs. ka thënë me këtë rast se janë pjekur kushtet që Mali i Zi me Kosovën të këmbejnë ambasadorët, pasi, përcjell koha.net, “ka garanci të fuqishme se interesat dhe të drejtat e bashkësisë malazeze në Kosovë do të mbrohen dhe ky ka qenë kushti i Podgoricës për këmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivelin më të lartë”.