Aktuale

Fëmijët kosovarë njihen me traditat japoneze

Muzeu i Kosovës bashkë me Ambasadën e Japonisë, kanë organizuar punëtorinë Kusakizome, e cila ka të bëjë me krijimtarinë e përfitimit të ngjyrës natyrale nga pemët.Drejtori u Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj, ka thënë se kjo ngjarje ka për qëllim ruajtjen e traditës japoneze, raporton Ekonomia Online.

“Populli japonez është shumë i lashtë andaj ata edhe po e ruajnë këto tradita njëjtë sikurse shqiptarët te cilët kemi shumë tradita të mira e që duhet të sjellim edhe tek të rinjtë çdo ditë”, ka thënë ai.

Kurse mësuesja Hoko Tokoro, që kishe ardhur nga Japonia për t’i mësuar nxënësit e të rriturit për këtë përfitim të ngjyrës, ka thënë se kjo teknik ka qenë e përdorshme për shërimin e shumë sëmundjeve.Fëmijët kosovarë ndiheshin të entuziazmuar me traditat e reja japoneze të cilat po i mësonin nga mësuesja e tyre Hoko Tokorio.Kusakizome është traditë e vjetër 200 vjeçare me prejardhje nga Japonia e cila ka të bëjë me përfitimin e ngjyrës natyrale.Kjo ngjyrë përfitohet nga gjethet e luleve, pemëve etj.