ShowBiz

Fansat: Morenës nuk i kanë kryer punë operacionet, prapë është e shëmtuar (Foto)

Ajo është njëra ndër fytyrat publike e cila ka eksperimentuar mjaft shumë me dukjen e saj. Fillimisht e pamë brune, më pas preu flokët tërësisht, e ndërsa ka pak muaj që u bë edhe bionde.

Por, këngëtarja ka vendosur që të ndryshojë sërish modelin e saj të flokëve. Nga një bionde me flokë të shkurtra, ajo tashmë i ka kthyer sërish në të zeza.

Ajo ka publikuar disa foto në llogarinë zyrtare në SnapChat, ku iu ka treguar ndjekësve për ndryshimin e saj të ri.

E ndryshimet e saj nuk pritën mirë nga fansat pasi që thonë se as operacionet plastike asaj nuk i kanë kryer punë, ka mbetur prapë e shëmtuar.