Aktuale

Euroambasadori Zhbogar: Anëtarësimi në BE sjellë përfitime por edhe përgjegjësi

Vendet e Ballkanit Perendimor duhet ta kenë të qartë prespektivën evropiane dhe për këtë duhet të mdërmarrin veprimet e duhura, të cilat, siç sjellim përfitime, ashtu sjellim edhe përgjegjësi, ka porositur euroambasadori Zhbogar, në panel-diskutimin në kuadër të shënimit të 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës,e cila u organizua nga Lëvizja evropiane në Maqedoni, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me Maqedoninë, ai tha se BE-ja është këtu që nga viti 1991 dhe ka investuar me miliona euro për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

‘Presim që raportet me vendet nga Ballkani Perëndimor të energjizohen pas vizitave të eurokomisarit Han, përfaqësuesës së lartë, Mogerini dhe vizitës së ardhshme të kryesuesit me Këshillin e Evropës, Donald Tusk.’, tha Zhbogar.

Përmes këtij panel-diskutimi, LERM, ka vazhduar traditën e zhvillimit të debateve për BE-në dhe proceseve të eurointegrimeve të Maqedonisë.