Agjencia e shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se autoritetet ruke kanë arrestuar 10 anëtarë të gjykatës më të lartë administrative të Turqisë, përderisa Qeveria po përgatitet për të vazhdojë tutje me një spastrim të zyrtarëve të gjyqësorit të cilët i akuzon se kanë lidhje me klerikun mysliman me bazë në ShBA, Gulen.
Ndërkohë, janë dhënë urdhër arreste për 48 anëtarë të gjykatës administrative dhe 140 për anëtarë të gjykatës së apelit, përcjell Express.
Më herët, Anadolu, ka thënë se organi për mbikëqyrjen e prokurorëve dhe gjykatësve në Turqi, i ka larguar nga puna dy mijë e 745 prej tyre nëpër tërë vendin