Aktuale

Emigranti shqiptar vritet në biznesin e tij në Detroid (Foto)

Një 59-vjeçar, emigrant shqiptar në Detroit të SHBA-ve, është qëlluar për vdekje gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij “Coney Island”. Ngjarja u shënua në 09:30 të mëngjesit, me orën lokale midis autostradës “Schaefer” dhe rrugës “South Ethel”.

Frano Juncaj, shqiptari i cili kishte emigruar në Detroid prej vitit 1975, u qëllua me armë në gjoks dhe u gjet i pajetë në derën e restorantit ku hyjnë klientët.

Policia ka dyshime që emigrant shqiptar ta ketë njohur grabitësin e kjo mendohet të jetë arsyeja që është qëlluar për vdekje. Policia tha gjithashtu se autorët kanë hyrë në restorant në një moment kur nuk ka pasur klientë, pasi në tavolina nuk kishte ushqim të servirur. Policia tha se xhamat e dyqanit ishin të blinduara por 59-vjeçari e linte gjithmonë derën hapur pasi kishte besim te komuniteti dhe klientët e tij.

59-vjeçari e kishte ngritur biznesin së bashku me vëllain e tij Tony Juncaj, prej më shumë se 35 vjetësh.

Vrasja e tij ka tronditur jo vetëm të afërmit por edhe miqtë të cilët e njihnin Juncajn si një njeri mjaft punëtor, të qetë dhe të dashur me komunitetin.

“Ajo që më trondit më shumë është se viktima ishte një emigrant nga Shqipëria që kishte 36 vite që jetonte dhe punonte në Detroid. Ai ishte shumë i dashur me njerëzit dhe nuk ka qenë asnjëherë të vetme problematik”, tha shefi i Policisë së Detroidit Steven Dolunt.

Punonjësit e restorantit treguan me lot në sy ngjarjen e rëndë, duke thënë se shqiptari i kishte ndihmuar sa herë ndodheshin në vështirësi.