Votuesit francezë janë drejtuar në qendrat e votimit për të zgjedhur deputetët e rinj, një muaj pas zgjedhjes së Emmanuel Macron si president.
Në garë, është partia e re e presidentit Emmanuel Macron “Republika përpara”, i cili është shprehur optimist se do të fitojë shumicën e 577 ulësve sa janë gjithësejt.
Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30 përqind të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20 përqind dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17 përqind./KosovaPress/