Shëndetësi

A e keni ditur se këto gjëra dëmtojnë zemrën?

Ka shumë faktorë të ndryshëm që dëmtojnë zemrën mirpo për tre që do të ju paraqesim më poshtë mund të mos ju ketë shkuar në mendje.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton Indeksonline.

Mjekët thonë se duhet që së paku çdo 15 minuta të lëvizni, qoftë vetëm përreth dhomës ku po qëndroni.

Gërhitja. Gërhitja vjen nga shkaktarë të ndryshëm mirëpo çfarëdo qofshin ata, gërhitja mund të jetë e rrezikshme për zemrës.

Çfarë duhet të bëni?

Është me rëndësi që të siguroni se jastëku apo shtrati ku flini është i duhuri dhe ju ofron rehati. Mirëpo, nëse gërhitja nuk ndalon as pas kësaj, duhet që të konsultoheni me një mjek për të gjetur shkaktarët.

Mos pastrimi i mishërave të dhëmbëve. Mund të ju duket e çuditshme por edhe kjo është e lidhur me sëmundje të zemrës. Tashmë e dini se mishërat e dhëmbëve pastrohen me penj dental dhe kjo është mënyra se si mund të mbani larg rreziqet e zemrës./Indeksonline/