Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ai vazhdon të njihet si një nga këngëtaret më të famshëm të estradës kosovare, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për këngëtarin Besart Halimi i cili tashmë gjithë përkushtimin e ka ndaj familjes së tij.
Besarti është i martuar me Janën e cila është shumë e bukur dhe një nuse me stil të veçantë.
Këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve të shumta që ata publikojnë në rrjetet sociale.
Ndryshe, në vitin 2017, Besarti e Jana morën dhuratën më të bukur nga Zoti, duke u bërë prindër për herë të parë.
Ata u bënë prindër të një vajze të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin Kaia./Gazeta Express/