Dy persona janë plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri në që ka ndodhur para pak çastesh qytetin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se ende nuk dihen motivet e përleshjes.
“Një përleshje e armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka bërë të ditur Ibraj dhe ka shtuar se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.
Përleshja me armë zjarri ka ndodhur pranë Parkut të qytetit, njofton KosovaPress.
Ndryshe, Peja njihet si njëri nga qytetet ku kanë ndodhur shumë vrasje dhe plagosje, e në disa raste kanë pësuar edhe kalimtarët e rastit.