Aktuale

Dy të lënduar nga granata e hedhur në lokal

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një lokal në Pejë. Dyshohet se mjeti shpërthyes është hedhur nga ana e prapme e lokalit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet përkatëse. Rasti nën hetime./KosovaPress/