Aktuale

Dy ministra të tjerë sot pranojnë detyrën

Dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën nga paraardhësit e tyre.

Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni i cili do të pritet nga tashmë ish-ministri Rrustem Berisha në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të pranojë detyrën nga Kujtim Gashi.

Dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Mbrojtjes është planifikuar në ora 11:00, ndërsa ai në MKRS në ora 13:30. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN