Aktuale

Drenas, një person voton për tre familjarë, tjetri voton në emër të gruas

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka dërguar një listë të radhës me parregullsitë e gjetura nga vëzhguesit e tyre në teren, në të dielën e zgjedhjeve në Drenas.

Po e publikojmë të plotë listën e parregullsive sipas Demokracia në Veprim:

#DnV Parregullsitë e evidentuara nga terreni 10:00-10:30

Në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes.

Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues.

Në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër. Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm.

Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë.