ShowBiz

Drake tregohet bamirës, ndihmon një strehimore për gra dhe fëmijë

Drake ka vendosur që të bëjë një gjë të mirë, pasi që ka ndihmuar shumë gra dhe fëmijë në Miami.

Ai ka dhuruar një donacion për strehimoren “Lotus House” e cila ofron strehim për gra dhe fëmijët.

Drake ka dhuruar për ta rreth  140 lodra për fëmijë, një dhurate nga Target në vlerë prej 130 dollarë për gratë si dhe një çek prej 50,000 dollarësh për nevojat e kësaj organizate.

Sipas drejtuesëve të kësaj organizate këto para do të përdoren për ndërtimin e një objekti të ri për këtë strehimore.