Policia raporton se në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut në rrethana të panjohur ka shpërthyer një zjarr në lokalin e zdrukthëtarisë-pronë e viktimës, serb i Kosovës.
Njësiti zjarrfikës e ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/