Aktuale

Deputetja tregon me foto tmerrin e përmbytjeve në Tropojës: Të ndërhyet urgjent (Foto)

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë dje dhe sot në gjithë vendin kanë sjellë edh përmbytje të zonave të ndryshme në gjithë vendin, përveç zonave fushore që janë gjithmonë të predispozuara të pësojnë dëme të mëdha, edhe Tropoja është izoluar nga reshjet e shumta.

Deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj nëpërmjet disa fotove ka denoncuar përmbytjet që kanë izoluar me qindra familje në Bajram Curr.

“Përmbytjet nga shirat e mbrëmshme kanë izoluar komunikimin e qytetit të B. Currit me fshatrat në Tropojë. Me dhjetra familje nuk furnizohen me energji elektrike dhe disa rrugë janë bërë të pakalueshme nga rrëshqitjet. Është emergjente ndërhyrja e OSSHE me grupe punonjësish për riparimin e dëmtimeve në rrjet. Gjithashtu nevojitet që Bashkia të ndërhyjë me të gjitha kapacitetet e mundshme si dhe mbështetje nga Tirana për të mos e izoluar Tropojën në këto ditë moti të vështirë.”, shkruan ajo.