Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë Millan Llapçeviq ka kërkuar sot që të ndërpritet vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Serbi, pasi që sipas tij me deklaratën se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës është përzier në punët e brendshme të Serbisë.
“Ai edhe njëherë me paturpësi dhe arrogancë ka kërkuar(në forumin e Sigurisë në Beograd) nga shteti i Serbisë që ta pranojë Kosovën dhe Metohinë dhe me këtë është përzier në punët e brendshme dhe në mënyrë direkte ka lënduar integritetin e vendit”, u ka thënë Llapçeviq gazetarëve.
Sipas tij është shokuese se ndaj deklaratës së Ramës nuk ka reaguar kryeministri Aleksandër Vuçiq, por siç tha Llapçeviq ai e komentoi situatën për Trepçën.
“Kërkojmë nga kryeministri se kjo vizitë duhet të ndërpritet”, ka thënë Llapçeviq.