Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Rudi ka thënë se ka bërë testin pas disa problemeve që i janë shfaqur gjatë ditës së djeshme.
Ai thotë se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, e se për dy javë do të jetë në vetizolim. /Lajmi.net/