Draft rezoluta e cila është përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së, ka kaluar me 61 për, asnjë kundër dhe 11 abstenime.
Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta./KosovaPress/