Aktuale

I dënuar me 5 vite burg, 34 vjeçari tenton të arratiset nga porti i Vlorës

Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim, si autorin e dyshuar në lidhje me disa vepra penale.

Policia sqaron se ne pranga ka rene shtetasi Klodian Pasho, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij është bërë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në tentativë për të kaluar telin rrethues të PKK Portit Vlorë me qëllim që t’i shmangej kontrollit të pasagjerëve.

Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë për këtë shtetas, ka rezultuar së është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, neni 139 i Kodit Penal.

Gjithashtu, shtetasi Klodian Pasho rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy vepra të tjera penale:

• Nga Sektori i Krimit Ekonomik për veprën penale ”Falsifikimi i monedhave”, neni 183 i Kodit Penal.

• Për një ngjarje të ndodhur më datë 22.07.2017, pasi ka vjedhur me anë të mashtrimit një motorr uji në pronësi të shtetasit J.B.

/Gazeta Express/