Rajon & Botë

Clinton nuk flet

Hillary Clinton sot nuk do të mbajë fjalim, pas humbjes së garës presidenciale ndaj republikanit Donald Trump.

Menaxheri i kampanjës së Hillary Clintonit, John David Podesta, ka konfirmuar se nuk do të ketë fjalim të kandidates demokrate.

Analistët thonë se nuk është në traditën e demokratëve që të pranojnë humbjen në ditën e zgjedhjeve.

Megjithatë, presidenti i ri i Amerikës Donald Trump ka thënë se Hillary Clinton e ka telefonuar dhe i ka uruar fitoren./KosovaPress/